Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policisë në Prizren iu desh të merret me zinxhirë shkeljesh në një ngjarje

Policia e Kosovës njofton se dje, rreth mesdite, Policia e Stacionit policor “Veriu” në Prizren patën pranuar një informacion i cili bënte me dije se në Lagjen Petrovë të Prizrenit një qytetar ishte kanosur me armë.

Pas pranimit të informacionit, hetues policorë dhe njësitë patrulluese kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në konsultim me prokurorin e shtetit është bastisur shtëpia e tre të dyshuarve (vëllezër) dhe gjatë bastisjes është gjetur dhe sekuestruar një kallashnikov me 5 fishekë; dy karikatorë dhe një çantë për armë. Gjatë intervistave me të dyshuarit, tek hetuesit policorë ka lindur dyshimi se në shtëpinë e të dyshuarve mund të ketë edhe armë tjera dhe me pëlqim të prokurorit, sot është kryer një bastisje me pajisje detektor dhe si përfundim, në një korridor është vërejtur mur i dyfishtë në të cilin ishin fshehur një kallashnikov dhe një pushkë gjysmë automatike dhe 111 fishekë të kalibrit 7.62mm. Armët e sukuetruara dhe shkresat e lëndës do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të mëtejme”, thuhet në raportin e PK-së, përcjell koha.net.

Ndërkaq, para se të intervistoheshin të dyshuarit, hetuesit kanë kërkuar edhe prezencën e avokatëve mbrojtës.

“Pas arritjes së tyre, njëri nga hetuesit ka kërkuar nga njëri avokat të prezantohej dhe të tregonte licencën. Pasi i njëjti e kishte treguar emrin dhe mbiemrin nuk e kishte deklaruar licencën dhe ky fakt e kishte vë në dyshime hetuesin i cili kishte hetuar më tej dhe kishte gjetur se avokati i paraqitur nuk kishte licencë nga Oda e Avokatëve dhe e kishte deklaruar emrin dhe mbiemrin e vëllait të tij binjak që ishte avokat i licencuar. Lidhur me këtë rast, policia, në konsultim me prokurorin e shtetit ka iniciuar rastin për Prezantim të rrejshëm”.