Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet i vdekur një 24 vjeçar në një pus në Klinë

Gjatë ditës së djeshme rreth orës 15:30 në fshatin Siqevë të Klinës është gjetur i vdekur në një pus një 24 vjeçar.

Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonalë të Policisë në Pejë Xhevat Ibra, ka bërë të ditur për Koha.net se personi në fjalë është një kosovar nga po ky fshat me iniciale SH.R.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Njësitë përkatëse dhe mjeku kujdestar kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërkaq vdekja është konstatuar menjëherë aty.

Trupi i pajetë është nxjerrë nga bunari dhe është dërguar në QKUK-Prishtinë.

Pas ekzaminimit mjeko ligjor, ky rast është cilësuar si “hetim i vdekjes”.

Ndërkaq hetuesit rajonal janë nën hetim të rastit për të konstatuar shkakun e vdekjes së tij.