Një muaj paraburgim i është caktuar Rakip Abdylit, i cili u arrestua sot për veprën shtytje për terrorizëm.
Prokurorja Merita Bina-Rugova në seancë ka deklaruar se Abdyli është ndaluar si i akuzuar për thirrje për terrorizëm, ndërsa kërkoi nga Gjykata që të dyshuarit t’ia caktojë masën e paraburgimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Prokurores në përmbajtjen e incizimeve bëhej thirrje për sulme individuale dhe grupore ndaj udhëheqësve të vendit.
Ajo theksoi se janë gjetur prova të mjaftueshme me të cilat vërtetohet se i dyshuari me vendlindje në komunën e Dragashit dhe vendbanim në Pejë ka dashur ta kryejë këtë vepër penale.
Ndërsa i arrestuari Rakip Abdyli në deklarimin e tij në Gjykatë ka thënë se është penduar për veprimet e tij.