Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Masa shtesë sigurie në Shqipëri

Policia e Shtetit bëri me dije mëngjesin e së premtes se ka shtuar masat e sigurisë për festën e Pashkëve.

Një plan i veçantë masash është hartuar për rritjen e pranisë policore në të gjithë territorin e vendit, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, por dhe të ngjarjeve me karakter terrorist, transmeton tch.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Masat janë marrë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në objektet fetare dhe mjediset ku do të ketë organizime festive. Janë shtuar patrullimet në akset rrugore, por dhe sportelet në pikat e kalimit kufitar për të shmangur radhët e gjata që krijohen me ardhjen e emigrantëve.