Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Digjen rreth 15 hektarë me pyje në Malishevë

Një zjarr që është nisur mbrëmë në malet afër Damanekut të Malishevës, e që ka zgjatur deri në pasditen e sotme, ka djegur rreth 15 hektarë sipërfaqe, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Më tutje thuhet se zjarrëfikësit e Malishevës kanë arritur që të lokalizojnë dhe të shuajnë zjarrin, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përgjegjësi i njësisë së Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Malishevë, Aziz Telaku, ka konfirmuar se zjarri është shuar rreth orës 18:30.

Telaku, ka thënë se ekipet e zjarrfikësve gjatë tërë ditës kanë qenë të angazhuar në terren për shuarjen e zjarrit të madh.

“Sipas të dhënave të para, mendohet se janë djegur rreth 15 hektarë me pyje, mirëpo raportin që janë duke përgatitur ekipet tona, do ta saktësojnë dëmin e krijuar”, ka thënë Telaku.

Image
Image