Vesel Jahiri (35 vjeç), me origjinë nga Kosova por pa vendbanim të fiksuar, është gjetur fajtor unanimisht nga juria në Gjykatën Qendrore Penale për vrasjen e Anna Finnegan (25 vjeçe) në Allendale Glen, Clonsilla, Dublin më 12 shtator, 2012.
Ai u shpall fajtor nga një vendim unanim edhe për sulm ndaj vëllait të saj, Karl Finnegan, duke i shkaktuar atij lëndime në të njëjtin vend dhe në të njëjtën datë, raporton IrishTimes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJuria solli vendimin e saj unanim ditën e sotme.
Prokurori Patrick Marrinan tha se Jahiri dhe Anna Finnegan ishin në lidhje për rreth 10 vjet dhe kishin dy fëmijë së bashku. Megjithatë, lidhja e tyre “u përkeqësua” para shtatorit të vitit 2012 dhe ata përfunduan të ndarë, transmeton Koha.net.
Është pretenduar se Jahiri e ka therur zonjën Finnegan deri në vdekje pasi me goditje e kishte rrëzuar për toke para derës kryesore dhe e kishte sulmuar atë dhe vëllanë e saj.
Kujtojmë se javën e kaluar, Jahiri e kishte goditur në fytyrë avokatin mbrojtës, gjë e cila iu shtua rastit kundër tij në vendimin final.
Seanca për shpalljen e dënimit do të mbahet javën e ardhshme.