Nëntorin e vitit të kaluar, në Vushtrri, dy persona kanë rënë pre e një skeme mashtruese për kinse sigurimin e vizave dhe kontratave të punës në Gjermani.
Dy viktimat, meshkuj shqiptarë të Kosovës, sipas Policisë, ditën e djeshme kanë raportuar se në muajin nëntor janë takuar me tre të dyshuar meshkuj, shqiptarë të Kosovës, me të cilët kanë arritur një marrëveshje për rregullimin e vizave të punës në shtetin gjerman, me ç’rast viktimat duhej të paguanin 2500 € për person, raporton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Viktimat pagesën fillestare kanë bërë 400 € dhe në muajin janar kanë dhënë edhe nga 1000 € dhe më pas personat e dyshuar u kanë dhënë kopjet e kontratave të punës. Viktimat me datën 23.03.2017 janë paraqitur në ambasadën gjermane dhe nga punëtori i ambasadës janë njoftuar se kontratat e punës nuk janë të vlefshme”, thuhet në raportin e Policisë.
Njësitet policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin.