Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet avokati shkodran i përfshirë në korrupsion aktiv

Dyshimet për korrupsion në sistemin e drejtësisë kanë çuar sot në arrest shtëpie avokatin 53 vjeçar nga Shkodra, Gjon Lepuri. Avokati Lepuri është një nga anëtarët më të vjetër të Dhomës së Avokatëve të Shkodrës.

Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë vendosi sot që avokati Lepuri, të mbahet nën arrest shtëpiak, nën akuzën e “Korrupsionit aktiv të gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Avokati Gjon Lepuri po hetohet nga Prokuroria për Krimet e Rënda në Tiranë.

Autoritet nuk ka dhënë detaje të mëtejshme në lidhje me dyshimet rreth përfshirjes së avokatit Lepuri në veprimtari të jashtëligjshme, që lidhet me korrupsionin. Por, vitet e fundit, janë zbuluar raste të bashkëpunimit të avokatëve me prokurorë apo gjyqtarë me qëllim lirimin apo lehtësimin e dënimit për persona të përfshirë në veprimtari kriminale.