Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Operacion policor në Itali, kapen armë e drogë, ndër 33 të arrestuar 6 shqiptarë

Itali, 11 prill - Një operacion i gjerë antidroge është zhvilluar këtë mëngjes në pjesën veriore të Italisë, që ka sjellë dhe arrestimin e 33 personave, mes tyre 6 shqiptarë, transmeton Shqiptarja.

Operacioni i policisë u zhvillua në krahinat e Milanos, Trieste, Treviso dhe Varese.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Karabinierët kanë arritur të sekuestrojnë një sasi prej 22 kilogramë kokainë, 30 kilogramë marijuanë, 1.5 kilogram hashash, disa armë zjarri dhe gjysmë milioni euro para cash, si dhe 11 automjete e 10 prona dhe 32 llogaritë bankare.

Operacioni i koduar “Old Story Eden” filloi pas monitorimit të grupit kriminal i cili tentonte të investonte paratë e fituara nga grabitjet në tregun e drogës. Policia fqinje po punon për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në bandë.

U sekuestruan prona, automjete dhe llogari bankare

22 kilogramë kokainë

30 kilogramë marijuanë

1.5 kilogram hashash

disa armë zjarri

gjysmë milioni euro para cash

11 automjet

10 prona

32 llogaritë bankare.