Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

I punësuari në NLB të Shkupit grabit 2 milionë franga dhe 270 mijë euro

Mbi 2 milionë franga dhe 270 mijë euro janë grabitur nga NLB “Tutunska Banka” në Shkup.

Rasti, siç raporton INA, është paraqitur në polici nga drejtori i trezorit të kësaj banke me inicialet P.D, i cili policisë i ka thënë se grabitjen e parave e ka bërë një i punësuar i tyre, i cili dje rreth orës 16.58 ka marrë paratë me një qese dhe ka ikur në drejtim të panjohur. MPB theksoi se janë ndërmarrë të gjitha masat për gjetjen e autorit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo