Të hënën mbrëma në fshatin Fshaj në Gjakovë janë arrestuar tre meshkuj pasi kanë shtënë me armë gjatë një ahengu familjar.
Sipas raportit policor, të dyshuarit gjatë një ahengu familjar kanë shtënë në ajër me armë zjarri dhe ishin në gjendje të dehur. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, megjithatë ata i kanë penguar në kryerjen e detyrës së tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë vendin e ngjarjes, policia ka konfiskuar dy gëzhoja. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.