Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia njofton zyrtarisht për nisjen e hetimeve për lindjen pa përkujdesje mjekësore në Gjinekologji

Policia e Kosovës edhe zyrtarisht ka njoftuar se ka nisur hetimet për rastin që ndodhi në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike, ku Vahide Tasholli nga Ferizaj ka lindur foshnjën në korridor.

Policia thotë se hetimi ka nisur pasi bashkëshorti i saj është ankuar se Tasholli duke ecur ka lindur foshnjën e cila ka rënë në tokë dhe ka pësuar lëndime serioze.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Po ashtu, Policia thotë se nuk raportohet për të dyshuar, derisa rasti është duke u hetuar.