Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Nga një muaj paraburgim për dy të pandehurit që penguan zyrtarët policorë

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, mbi caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve E. A. dhe T. A. në kohëzgjatje prej një (1) muaji, njofton kumtesa nga Gjykata, transmeton Koha.net.

Të pandehurit E. A. dhe T. A. shtetas të Republikës së Kosovës, me datë 04.04.2017 rreth orës 20:00 minuta në Viti, ishin ndaluar nga zyrtarët policorë dhe gjatë kontrollit të pandehurit në fjalë, kanë reaguar duke penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës zyrtare, me këtë rast janë arrestuar, ndërsa H. A. dhe N. A. gjenden në arrati.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me këto veprime të arrestuarit dyshohet se kanë kryer veprën penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, nga neni 409 paragrafi 6 dhe 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.