Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kapen 52 kg kanabis, por transportohej me gomar në Greqi

Polica kufitare ka sekuestruar dje 52 kilogramë kanabis që po transportohej me gomar në drejtim të kufirit tokësor të Greqisë.

Nga kontrolli i zonës së Qafë Botit, pranë vendit të quajtur "Piramidat 66", shërbimet kanë konstatuar lëndën narkotike, të futur në 4 çanta sportive.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia po vijon bashkëpunimin edhe me policinë kufitare të shtetit Grek për kapjen e autorit, pasi dyshohet se mund të jetë fshehur në territorin e vendit fqinj.