4 prill - Familjarët e dëshmorëve, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, nuk duan që shtatoret e dy heronjve të qëndrojnë në pronën private, më saktë në hapësirat e hotelit “Kristali”, i cili gjendet në qendër të Gjilanit.
Ata i kanë dhënë pëlqimin Komunës që ato të zhvendosen nga prona private në pronën komunale, shkruan sot “Koha Ditore”. Ndërsa Komuna ka paraparë që te dy shtatoret të zhvendosën në pronën komunale, përkatësisht në hapësirat para objektit komunal, ku është e vendosur Drejtoria e Financave dhe Zyra e prokurimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBerisha, përfaqësues i familjes së dëshmorit Nuhi Berisha, deklaron se arsyeja që ata janë dakorduar me Komunën për zhvendosjen e shtatoreve ka të bëjë pikërisht me pronën, ku ata duan që lokacioni i shtatoreve të jetë në tokë komunale. Ai ka thënë se Komuna deri tashti nuk ka prezantuar projektin që ka të bëjë me punimet që do të zhvillohen për zhvendosjen dhe rivendosjen e dy shtatoreve.
Edhe Fitore Malaj, përfaqësuesja e familjes së dëshmorit Rexhep Malaj, deklaron se shtatorët e dëshmorëve nuk duhet të qëndrojnë në pronën private... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.