Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Banorët e Lloshkobares së Ferizajt ankohen për zvarritjen e projekteve rrugore

Ferizaj, 4 prill – Banorët e fshatit Lloshkobare të Ferizajt e kanë kritikuar Komunën për zvarritje të projekteve rrugore, të cilat kanë nisur muaj më parë dhe janë ndërprerë pa ndonjë arsyetim.

Sipas banorëve, kompanitë e kontraktuara nga komuna po i dëmtojnë edhe rrugët tjera të fshatit dhe askujt nuk po i intereson për riparimin e tyre, shkruan sot “Koha Ditore”. Hysen Meha, banor i këtij fshati ka thënë se projektet e komunës për asfaltimin e rrugëve po zvarritet prej disa muajsh, ndërkohë punëkryerësi po i dëmton edhe rrugët tjera gjatë qarkullimit me makineri të rëndë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Punëkryerësit po qarkullojnë nëpër rrugë sa për sy e faqe dhe nuk janë duke punuar në finalizimin e projekteve, të cilat i kanë marrë nga Komuna. Besoj se nuk është e drejtë që këto punime të zvarriten me muaj të tërë dhe të dëmtohen rrugët e fshatit, andaj punimet janë ndërprerë pa ndonjë arsye”, ka thënë Meha.

Nga ana tjetër, Gafurr Ilazi, drejtor i infrastrukturës në komunën e Ferizajt, ka thënë se banorët po ankohen pa ndonjë të drejtë, sepse brenda një të ardhmeje të afërt do të asfaltohen të gjitha rrugët dhe rrugicat e këtij fshati... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.