Pejë, 4 prill – Projekti i Komunës së Pejës për ndërtimin e “Bulevardit të gjelbër” nga udhëkryqi në hyrje të Pejës, që njihet si “Te rampa”, e deri te rrethrrotullimi nën stacion të autobusëve nuk mund të vazhdojë pa pëlqimin e Hekurudhave të Kosovës.
Javën e kaluar komuna ka nisur spastrimin e hapësirës për përgatitjen e terrenit për nisjen e realizmit të këtij projekti në vlerë prej rreth 1.3 milion eurosh, që po financohet nga Ministria e Infrastrukturës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë atë hapësirë kanë qenë të ndërtuara ilegalisht mbi 10 objekte të ndryshme për afarizëm dhe pronarëve të tyre komuna u kishte dhënë 15 ditë afat që vetë t’i rrënojnë.
Përveç një pompe të vogël të derivateve, e cila është e rrethuar nga Inspektorati me shirit për pamundësi të shfrytëzimit, të gjitha të tjerat janë rrënuar dhe hapësirat po spastrohen nga vetë pronarët. Por, paraprakisht komuna nuk ka kërkuar leje nge Hekurudhat e Kosovës, ndaj zyrtarë të saj, thonë se ky projekt nuk mund të vazhdojë pa pëlqimin e tyre... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.