Podujevë, 4 prill - Ismet Islami po e nxirrte prej 36 metrave kovën me ujë plot bërllok nga pusi, që e kishte hapur para disa vjetësh në oborrin e tij në rrugën “Fitorja” të Podujevës.
Përmbajtja e këtij uji me gëlqere e hekur të tepruar thotë se ka dalë shumë i ndotur pas analizave që i kanë bërë në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, shkruan sot “Koha Ditore”. Islami thotë se ky ujë nuk pihet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBanorët e kësaj lagjeje thonë të mos kenë pasur asnjëherë as ujë të ujësjellësit, edhe pse rrjeti ekziston prej shumë vjetësh. Ata i kanë dy alternativa për t’u furnizuar me ujë të pijshëm: Të blejnë, ose të shkojnë të marrin nga kroi në fshatin Bajgorë të Mitrovicës, rreth 20 kilometra larg Podujevës.
Në këtë pjesë të Podujevës ujë nuk ka as nëpër puse.
Rrjetin e ujësjellësit që nuk i bëri asnjëherë me ujë këta banorë thonë se e kanë vendosur me mjete të veta.
Zëdhënësi Nazmi Elezi, thotë se përveç kësaj rruge, problem të njëjtë kanë edhe banorët e fshatit Dumnicë e Poshtme. Problemi pse këta banorë nuk kanë ujë të pijshëm, sipas Elezit, është tubi i ujit që është i një kapaciteti të vogël në krahasim me numrin e shtëpive.
Zëdhënësi i Komunës së Podujevës thotë se Ujësjellësi u ka premtuar se do ta zgjidhë këtë problem... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.