Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ndërtimi i një banese rrezikon banorët nga shembja e rrugës

Ka shtatë muaj që kur banorët e rrugës “Haki Taha” në Gjakovë rrezikohen si pasojë e shembjes së dheut te një pjesë e rrugës. Aty punimet për ndërtimin e një ndërtese banesore kanë mbetur në gjysmë dhe askush nuk ka ndërmarrë asgjë.

Banorët ankohen se asnjë shenjë paralajmëruese ose masë mbrojtëse për parandalimin e rrëshqitjes së dheut nuk është vënë, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vetë drejtoria e Inspektoratit në Gjakovë e ka cilësuar si rrezik kritik, por nuk ka ndërmarrë asgjë.

Në raportin e kësaj drejtorie thuhet se pas të reshurave dheu ka filluar të rrëshqasë, gjë që mund të pasojë me shembjen e tri shtyllave elektrike, rrezikimin e jetës së banorëve, si dhe të mirave të tjera të banorëve.

Opozita e kësaj komune bën thirrje që të intervenohet në këtë pjesë pa pësuar dikush.

Ndërkaq, zyrtarët komunalë thonë se e kanë detyruar kompaninë që të marrë masa dhe të ndalohet qarkullimi nga ajo pjesë.