Shkolla fillore “Ismajl Qemali”, në Prelez të Ferizajt brenda një periudhe të shkurtër mund të mbetet pa një pjesë të oborrit të saj.
Banorët e fshatit dhe ish-mësimdhënësit e kësaj shkolle pretendojnë se kjo hapësirë prej më shumë se një hektarë tokë është privatizuar. Shitjen e saj e konsiderojnë të papranueshme dhe në dëm të nxënësve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoParalajmërojnë se do të kundërshtojnë me protesta dhe se nuk do të lejojnë nxënësit të ndjekin procesin mësimor.
Drejtuesit e shkollës janë në dijeni për shqetësimet e banorëve. Në anën tjetër, zyrtarët komunalë të Ferizajt thonë se privatizimi ka ndodhur në qeverisjen e kaluar nga AKP-ja.
Në Agjencinë e Privatizimit kanë konfirmuar se kjo tokë është privatizuar në valën e 21-të të shitjeve me likuidim.
Zëdhënësi Ylli Kaloshi ka thënë se paraprakisht AKP-ja kishte kontaktuar me Komunën e Ferizajt.