Me moton “ Ta pastrojmë dhe ta ruajmë ambientin”, Komuna e Vitisë sot në qendër të qytetit në Viti ka filluar me aksionin e madh një mujor për pastrimin dhe mirëmbajtjen e ambientit në territorin e kësaj komune.
Ky aksion organizohet përmes Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit dhe atë me nismën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndera mbështetet edhe nga institucionet dhe mekanizmat e ndryshme si Policia e Kosovës, KFOR-i, bashkësitë fetare, organizatat jo qeveritare, shkollat fillore dhe të mesme etj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjet Sallahu, Drejtor për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit ndër tjerash tha se ky aksion një mujor do të shtrihet në të gjitha lokalitet e komunës së Vitisë.
Ai bëri me dije se aktivitetet e pastrimit do të përfundojnë me rastin e shënimit të Ditës së Planetit Tokë.
Kurse, kryetar i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i falënderoj të gjithë ata që iu kanë bashkëngjit këtij aksioni duke potencuar se ky aksion është tradicional.
“ Ky aksion 22 ditor do të përfshi pastrimin e ambientit të gjitha kolektiveve, shkollave, ambulanteve, çerdhes, fshatrave etj. Me rëndësi është që Vitia jonë të jetë e pastër më e bukur”, u shpreh kryetari Haliti.