Secili mësimdhënës duhet të respektojë kodin e veshjes dhe pamjes konform kodit të mirësjelljes, ku ndalohen xhinset, fundi mbi gju, bluza e zbuluar, pantallonat e shkurtër te meshkujt, mjekra të lëshuara dhe veshjet me karakter fetar.
Kështu thuhet në rregulloren e Organizimit të Punës në Institucionet Edukativo Arsimore, saktësisht neni 33, pika 6 e tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, kjo rregullore nuk është miratuar ende, meqë komuna e Drenasit do të organizojë debat publik për këtë.
Shumica e drejtorëve të shkollave të Drenasit nuk kanë dashur të prononcohen, me arsyetimin se atyre nuk u ka ardhur kurrfarë kopje e rregullores, ani pse është përpiluar.
Por, drejtori Bytyçi thotë se është i kënaqur me veshjen e stafit të tij.
Ndërkaq, zëdhënësi i komunës së Drenasit, Bekim Dobra, është shprehur se kjo rregullore është hartuar pasi është paraqitur një nevojë e tillë për t’u përcaktuar kodi i veshjes për mësimdhënës.
Dobra thotë se debati publik do të organizohet në muajin prill dhe më pas edhe pritet të votohet.