Një biznes privat kreu pagesa mbi dhjetë euro brenda objektit të komunës së Ferizajt, duke operuar jashtëligjshëm.
Zyra e Autoritetit të konkurrencës në kuadër të Qeverisë ia tërhoqi vërejtjen kryetarit Muharrem Svarça për këtë shkelje ligjore, raporton KTV.
Megjithatë, Kuvendi komunal sërish tentoi ta japë në shfrytëzim këtë hapësirë, kësaj radhe në mënyrë legale.
Por, këtë shërbim sërish e ka hedhur poshtë Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Përmes një përgjigjeje me shkrim, kjo Ministri ka bërë të ditur se tashmë ia ka kthyer për rishqyrtim këtë vendim Kuvendit Komunal të Ferizajt.
Opozita në këtë komunë e ka mirëpritur vendimin, por kërkon që kryetari Svarqa të gjykohet për shkeljen që ka bërë.
Zyrtarë të komunës, pas vendimit të Kuvendit Komunal, tashmë janë bërë gati të hapin konkursin për ta dhënë në shfrytëzim hapësirën e njëjtë.
Kohavisioni ka folur edhe me punëtorë të biznesit Villeca-co nga Suhareka, e cila ka funksionuar me zyrë brenda objektit komunal, por të njëjtët nuk kanë dashur të flasin para kamerës.
Ky biznes ka konfirmuar se do të konkurrojë sërish për këtë hapësirë sapo ta hapë konkursin Komuna.
Biznesi privat, për një vit të plotë operoi... by kohanet