Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Administrata bart këtë vit fiskal afro gjysmë milioni euro

Komunës së Istogut i kanë mbetur pa shpenzuar dy vjetët e kaluar 412 mijë e 638 euro mjete nga disa kode, përfshirë aty edhe nga investimet kapitale dhe subvencionet.

Bartja e mjeteve të pashpenzuara të vitit 2015 dhe vitit 2016, në vitin 2017 do të shpërndahen brenda kodeve ku kanë qenë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga shuma prej 412 mijë e 638 eurosh, rreth 292 mijë euro janë mjete të pashpenzuara nga investime kapitale, prej të cilave 66 mijë euro do të ndahen për buxhetim, për planifikim të zhvillimit ekonomik do të shkojnë 55 mijë euro, për infrastrukturë rrugore mbi 50 mijë euro, për planifikim hapësinor 46 mijë euro, për shërbime kulturore 20 mijë euro, për projekte të arsimit fillor 18 mijë e 500 euro, për projekte të administratës 15 mijë euro, për zyrat lokale 14 mijë euro dhe për bujqësi 7 mijë euro.

(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.