Kompania rajonale e ujësjellësit “Hidrorajoni jugor” ka publikuar raportin e punës për vitin e kaluar, në të cilin si sfidë kryesore veçohet uji i pafaturuar. Për këtë shkak edhe është orientuar drejt realizimit të aktiviteteve për zvogëlimin e ujit të pafaturuar dhe rritjen e kapaciteteve të ujit të pijshëm, shkruan sot Koha Ditore.
“Uji i pafaturuar (UPF) vazhdon të mbetet një sfidë kryesore e të gjitha shërbimeve të Kompanisë”, shkruan në raportin vjetor, me ç’rast theksohet se me donatorët e huaj dhe institucionet vendore janë planifikuar aktivitete për zvogëlimin e UPF-së. Në të njëjtën kohë pohohet se kompania në nivel rajonal ka shtuar aktivitetet për zvogëlimin e UPF-së “që nënkupton parandalimin e keqpërdorimeve dhe përmirësimin me kohë të defekteve në tërësi”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.