Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rasti i Cenajt frikëson deçanasit të akuzojnë serbët për krimet e kryera

Banorët e fshatit Lloqan të Deçanit, i kanë dalë në mbrojtje bashkëfshatarit të tyre, Asim Cenaj, i cili po akuzohet për nxitje të urrejtjes ndëretnike.

Ndonëse kanë humbur më të dashurit e tyre, ata po frikësohen të akuzojnë serbët që sipas tyre kryen këto krime, duke thënë se mund të akuzohen njëjtë si Cenaj, transmeton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mujë Stojkaj i ka ende të freskëta pamjet dhe skenat e vrasjes së nënës së tij. Shteti sipas tij, nuk ka bërë asgjë për fatin e të pagjeturve, pasi që në rajonin e Vokshit, ku bënë pjesë edhe fshati Lloqan, janë të zhdukur mbi 80 persona.

Ndërsa, Rexhë Himaj ka thënë se nënën e tij dhe banorë të tjerë të fshatit, i vranë serbët që jetonin në këtë fshat, për të cilët në vitin 2009, ishte ngritur kallëzim penal nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Prokuroria Speciale, së fundi ngriti aktakuzë ndaj Asim Cenajt, duke marrë shkas një ngjarje në Deçan, ku diskutohej për fatin e personave të pagjetur.

Cenaj kishte folur se si ende ka shqiptarë të pagjetur, në mesin e tyre edhe babai i tij, derisa në një rast tensionimi kishte thënë se serbët duhet të ballafaqohen më të gjitha familjet e të zhdukurve.


Rasti i Cenajt frikëson deçanasit të akuzojnë... by kohanet