Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala priti sot kryetarin e Komunës së Kamenicës, Begzad Sinanin, me të cilin nënshkruan Memorandumin për përkrahje nga MMPH-ja për tri projekte me interes për banorët e kësaj komune, të cilat kanë të bëjnë me kanalizim dhe ujësjellës:
- Rregullimi i kanalizimit në Kamenicë, vlera 10,000,00 euro
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo- Ujësjellësi në Koretin, vlera 43,000,00 euro
- Ujësjellësi Kopernicë – Kolloleq - Shipashnicë, vlera 83,000,00 euro
Ministri Ferat Shala e inkurajoi kryetarin Sinani, që pas nënshkrimit të këtij Memorandumi të fillohet menjëherë për realizimin sa më të suksesshëm të këtyre projekteve kapitale për Komunën e Kamenicës.