Nxënësit e dy shkollave të mesme, gjimnazi “Aleksandër Xhuvani” dhe ajo teknike “Fan S. Noli” janë në rrezik nga xhamat e thyer të objektit të vjetër të shkollës fillore “Enver Maloku” në Podujevë.
Këtij objekti, që tash nuk është funksional, nuk i ka mbetur asnjë xham i pathyer, të cilët vazhdimisht bien poshtë dhe rrezikojnë nxënësit që mund të kalojnë aty afër për shkak se objektet e tyre (shkollat) gjenden në afërsi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrejtori i gjimnazit “Aleksandër Xhuvani”, Naim Salihu, thotë se rreziku është i përhershëm për nxënësit e shkollës që e drejton. Sipas tij, ka pasur rast që një nxënës edhe është lënduar në klasë, pasi dikush kishte hedhur copë të suvatimit nga dritarja që ka qenë e hapur, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.