Projekti për ndërtimin e Qendrës së skijimit “Borea” në Pejë ishte paralajmëruar se do të përfundonte në vitin 2016. Opozita në Pejë thotë se një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi komuna nuk pati shumë vullnet ta përfundojë atë.
Kritika ndaj komunës hedhin edhe qytetarët e kësaj ane, që e akuzojnë atë për mospunë. Por ka edhe të tillë që mendojnë ndryshe, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVonesën e projektit komuna e arsyeton me faktin se malet dhe bjeshkët është dashur të kthehen në emër të komunës dhe se fizibiliteti u ka marrë shumë kohë. Sipas tyre, tashmë është hapur konkursi, në të cilin kanë shprehur interesim 15 kompani ndërkombëtare.
Engelbert Zefaj, zëdhënës i Komunës së Pejës ka thënë se këto kompani të interesuara do të vijnë në Kosovë për të parë gjendjen, pastaj do të hapet konkursi.
Komuna premton se ndërtimi i kësaj qendre do të nisë këtë vit, e cila do t’i hapte mundësi të reja Pejës për zhvillimin e turizmit.