Ka filluar asfaltimi i rrugëve në disa lagje të fshatit Banjë, të cilat edhe pse janë lagje të mëdha, deri më tani kanë qenë me rrugë të paasfaltuara, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Në punimet e asfaltimit të rrugëve mori pjesë edhe nënkryetari i komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Ahmet Morina, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNuhi Shala, anëtar i kryesisë së fshatit Banjë, tha se, “Banja, si njëri nga fshatrat më të mëdha, ka shumë nevoja për rregullimin e infrastrukturës, ndërsa rregullimi i rrugëve në lagjet e Telakëve, Begajve dhe Hazrollëve, ka qenë mëse i nevojshëm, pasi asnjëherë në këto lagje nuk është investuar në infrastrukturën rrugore”.
“Këto rrugë që sot po asfaltohen, janë pjesë e projekteve, të cilat janë miratuar në Kuvendin e Komunës dhe komuna është duke i realizuar këto projekte, në të gjitha fshatrat, dhe këto janë pjesë e planifikimeve komunale, për rregullimin e tërësishëm të infrastrukturës rrugore, me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për të gjithë banorët e komunës së Malishevës”, ka thënë Morina.
Banja, është një prej vendbanimeve më të mëdha në komunën e Malishevës, si dhe është një prej vendeve më turistike në vend, sidomos gjatë stinës së verës, për shkak të pishinave natyrale, me ujë termal dhe ujë shërues.