Kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi dhe Dafina Hoxha, Drejtoreshë e Organizatës Ndërkombëtare Humanitare ASB për Kosovë, kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi për “Mbështetjen e familjeve me nevojë të Komunës për krijimin e kushteve më të mira për fillimin e bizneseve të vogla familjare”, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.
Aktivitetet e projektit përfshijnë: Identifikimi, profilizimin e përfituesve potencial në territorin e Komunës së Rahovecit, trajnimin e përfituesve potencial nga lista e ngushtë (5 ditë trajnim për start-up bizneset e vogla familjare), përgatitja e planeve të biznesit për përfituesit e projektit, shpërndarja e paketave të qëndrueshmërisë apo granteve në formë të mjeteve-pajis si dhe monitorimi mbikëqyrja e projektit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy projekt financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme Gjermane dhe implementohet nga Organizata Ndërkombëtare Humanitare Gjermane “Arbeiter-Samariter-Bund Deutshland e V.”(ASB) në Kosovë .
Në kuadër të Këtij projekti në Komunën e Rahovecit do të përfitojnë gjithsejtë pesë (5) familje : dy familje të kombësisë Shqiptare , dy nga komuniteti Serb dhe një nga komuniteti RAE.