Përzgjedhja e kandidatëve më të suksesshëm në konkurset e shpallura nga Komuna e Prizrenit po vazhdon që të kontestohet nga subjektet opozitare, shkruan sot Koha Ditore.
Së fundmi, përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje si dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë shprehur kundërshtimet e tyre të ndara rreth konkursit për një zyrtar të Teknologjisë Informative (IT). Nëpërmjet një komunikate, qendra e VV-së në Prizren e ka cilësuar këtë konkurs të Komunës si të manipuluar për nevoja klienteliste. Ky subjekt opozitar ka vlerësuar se “pushteti aktual në Prizren, me akrobacionet e veta, gjendjen e vet të mjeruar është duke e shpërfaqur në të gjitha fushat ku po ka hapësirë veprimi” dhe se “ky mentalitet qeverisës ka kohë që ka krijuar indinjatë dhe neveri të madhe tek qytetarët e Komunës së Prizrenit”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo(Më shumë sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.