Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nesër aksion për pastrimin e fshatit Plemetin në Obiliq

Organizata mjedisore “Let’s Do It Kosova”në bashkëpunim me KEK-un dhe me ndihmën e deputetit të Kuvendit të Kosovës nga komuniteti rom, Kujtim Paçaku, nesër do të realizojë aksionin e radhës në kuadër të Fushatës "Ta Pastrojmë Kosovën 2017".

“Nesër, duke filluar nga ora 11:00, numër i madh i vullnetarëve të "Let's Do It Kosova", do të angazhohen për pastrimin e deponive ilegale në fshatin Plemetin, të Komunës së Obiliqit, në vazhdën e projekteve për ndihmë komuniteteve”, thuhet në njoftim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përveç pastrimit të deponive të mbeturinave, Kryqi i Kuq i Prishtinës do të bëjë shpërndarjen e ndihmave, ndërsa Drejtoria Komunale e Shëndetësisë dhe njësia mobile nga QKUK do të bëjë vaksinimin e banorëve aty.

Po ashtu, në kuadër të aksioneve të nesërme, Ministria e Shëndetësisë do të bëjë edhe dezinfektimin e zonës së kampit.