Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Opozita në Prizren konteston përshkrimin e disa pozicioneve të prokurimit

Shqyrtimi i Planit të Punës së Zyrës së Prokurimit për vitin 2017 në Kuvendin e Komunës së Prizrenit është bërë shkas që këshilltarët të adresojnë kritika rreth pozicioneve të planifikuara në këtë dokument.

Madje kanë konsideruar se ka edhe projekte që ngjallin dyshime, për shkak se vlerat e tyre janë të larta, derisa përshkrimet janë të shkurtra dhe të formuluara në mënyrë të përgjithshme, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në seancën e fundit të KK-së edhe këshilltari i NISMA-s, Skënder Susuri, ka kritikuar përmbajtjen e Planit të Punës së Zyrës së Prokurimit për 2017, duke konsideruar se planifikimi i prokurimit për projektet si mirëmbajtja e rrugëve, furnizimi me zhavorr, pastaj blerja e një kamioni special, politikat rinore dhe menaxhimi i mbeturinave nuk ofrojnë hollësi as për këshilltarët e as për publikun, ani pse për prokurimin e tyre janë planifikuar mjete të konsiderueshme. Njëherësh ka kërkuar që Zyra e Prokurimit të prezantojë raportin e punës për 2016.

E Drita Millaku (Vetëvendosje) ka theksuar se nuk përmbushen as 80 për qind të planifikimeve në kuadër të këtij dokumenti.

Këshilltari i PDK-së, Alush Shala, ndonëse është pjesë e subjekteve që përbëjnë koalicionin qeverisës, ka shprehur kritikën që investimet e caktuara nuk janë precizuar dhe ka kërkuar sqarime për to.

Plani i Prokurimit i Komunës së Prizrenit për vitin 2017 parasheh që për kontratat për furnizim të shpenzohen 1.95 milion euro, për kontratat për shërbime afro 4.32 milionë dhe për kontratat për punë afro 9.23 milionë euro, apo në total 15.5 milionë sosh... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.