Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Privatizimi i kombinatit “Sharri” në Han të Elezit cilësohet diskriminues

Këshilli Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve dhe Shoqërisë Aksionare (KQMDPSHA) nga Hani i Elezit ka shprehur shqetësime ndaj Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme dhe AKP-së për diskriminim të njëanshëm që po u bëhet ish-punëtorëve të kombinatit “Sharri”.

Sipas këtij këshilli, Dhoma e Posaçme po i stimulon me 20 për qind të shitjes pa leje punëtorët e serbë, maqedonas dhe disa shqiptarë të cilët ishin punësuar gjatë vitit 1991. Ndërkohë që pjesën tjetër e kanë lënë pas dore, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nëpërmjet një komunikate shtypi ky këshill ka sqaruar se 1876 punëtorë të ish- kombinatit “Sharri” janë aksionarë me 33 për qind derisa një gjë e tillë bazohet me statut dhe me ligje ndërkombëtare.

Ndërkohë më 14 dhjetor 2010 kjo ndërmarrje është privatizuar në mënyrë të jashtëligjshme dhe kërkesat e ish- punëtorëve për të drejta të veta nuk po merren parasysh nga organet kompetente. Xheladin Laçi, kryetar i Këshillit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve dhe Shoqërisë Aksionare nëpërmjet komunikatës ka thënë se Dhoma e Posaçme nuk është e informuar drejt për procesin e privatizimit të kombinatit “Sharri”, ndaj po vepron në mënyrë të njëanshme derisa ka stimuluar 90 ish- punëtorë të Serbisë, Maqedonisë dhe disa shqiptarë me nga 20 për qind të shitjes pa leje të kombinatit ”Sharri” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.