Komuna e Malishevës të hënën ka njoftuar se ka filluar pastrimi i përroskës, që është degë e lumit Mirusha, e që kalon në një pjesë të qytetit.
Kjo përroskë, sipas njoftimit të Zyrës komunale për informim, është një kanal i madh shkarkues i ujërave që vijnë nga Malet e Berishës dhe derdhet në lumin Mirusha, ndërsa gjatë shirave disa herë ka pasur edhe përmbytje, si pasojë e bllokimit për shkak të hedhjes së mbeturinave, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrejtori i Urbanizmit, Ahmet Morina, ka bërë të ditur së pastrimi i kësaj dege të lumit ka filluar gjatë vikendit dhe është duke u punuar pandërprerë në pastrimin e tërësishëm të saj, duke filluar nga hyrja në Malishevë e deri në lidhjen e saj në lumin Mirusha... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.