Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Edhe zejtarët prizrenas të interesuar për hapësirën e kampit ushtarak

Komandanti i kontingjentit gjerman të KFOR-it, koloneli Jochen Gumprich, është duke i vazhduar takimet me aktorët e ndryshëm për të diskutuar lidhur me të ardhmen e kampit fushor ushtarak në Prizren.

Sipas njoftimit të Shoqatës së Zejtarëve dhe Afaristëve të Prizrenit, është realizuar një takim ndërmjet drejtuesve të kësaj shoqate dhe përfaqësuesve të kontingjentit gjerman të kryesuar nga koloneli Gumprich, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Temë kryesore e takimit ishte përdorimi i mëtutjeshëm i kampit ushtarak gjerman në Prizren, i cili pritet të dorëzohet nga KFOR-i në dobi të qytetarëve dhe bizneseve të Prizrenit, në veçanti në arsimimin e rinisë kosovare. Palët u pajtuan që të koordinohen aktivitetet që ky transfer të jetë i suksesshëm dhe në dobi të qytetarëve, në veçanti në arsimimin e rinisë kosovare”, thuhet në njoftimin e SHZAP-së, e cila ka shprehur mirënjohje për kontributin e KFOR-it dhe shtetit gjerman në Prizren dhe në Kosovë.

Javë më parë përfaqësuesit e KFOR-it gjerman dhe drejtuesit e Universitetit “Ukshin Hoti” janë pajtuar që të hartohet studimi i fizibilitetit rreth mundësive që kampi fushor të shfrytëzohet nga institucioni i arsimit të lartë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.