Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna s’ka formularë për ankesa dhe kërkesa të qytetarëve

Qytetarët e Komunës së Pejës, e jo vetëm të kësaj komune, në këtë pjesë të vendit përballen me vështirësi kur duan të shkruajnë një ankesë apo kërkesë që t’ua drejtojnë institucioneve komunale.

Në asnjë objekt komunal nuk ekzistojnë formularë specifikë që qytetari ta ketë të lehtë shkrimin e anekses apo kërkesës dhe, sipas përmbajtjes që ka, edhe të ketë informatë se cilës drejtori duhet t’ia drejtojë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky shqetësim i qytetarëve është ngritur të hënën në një konferencë për media, të mbajtur nga OJQ “Syri i vizionit” nga Peja, e cila në kuadër të programit “Qytetaria aktive” , që e realizon në mbështetje nga organizata “Olof Plame International Center”, ka hapur qe pesë vjet një zyrë për ankesa dhe për ndihmë qytetarëve dhe grupeve të ndryshme të interesit, me këshilla të ndryshme.

Drejtuesi i kësaj zyre, Naser Lajçi, tha se që nga hapja e zyrës vazhdimisht ka rritje të numrit të qytetarëve që vijnë me kërkesën për t’u ndihmuar për shkrimin e një kërkese apo ankese zyrtare.

“Komuna nuk ka formularë të tillë që pala t’i marrë dhe t’i plotësojë. Ne e kemi një formular që ua japim qytetarëve kur duan të parashtrojnë në drejtorinë përkatëse në komunë ankesë apo kërkesë. Pesë komunave në Rrafshin e Dukagjinit të cilat punojnë me këtë projekt, në Pejë Istog, Klinë, Deçan dhe Rahovec, u kemi propozuar të kenë formularë të tillë. Por deri tash nuk është bërë asgjë”, thotë Lajçi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.