Procesi i zgjedhjes së këshillave të fshatrave dhe lagjeve të Prizrenit është kontestuar nga disa këshilltarë të Kuvendit të Komunës. Këta anëtarë të KK-së kanë konsideruar se procesi në fjalë është zhvilluar në kundërshtim me dispozitat ligjore, përkatësisht se është shkelur Statuti i komunës, shkruan sot Koha Ditore.
Në të njëjtën kohë kanë adresuar kritika se këshillat e fshatrave janë partizuar skajshmërisht. Por këto pretendime janë hedhur poshtë nga anëtarët e Komisionit për zgjedhjet e këshillave të lagjeve, fshatrave dhe vendbanimeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKomisioni i emëruar nga KK-ja, në bazë të rregullores përkatëse ka përmbyllur zgjedhjet për këshillat lokalë në 77 lokalitete, duke përfshirë të gjitha lagjet dhe shumicën e fshatrave.
(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.