Çështja e trajtimit të qenve endacakë ka acaruar raportet midis Ministrisë së Financave dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës, e cila së fundmi del me konstatimin se ministria neglizhon kërkesat e saj për krijimin e një fondi prej një milion eurosh për të zgjidhur problemin rreth qenve endacakë, në nivel vendi, shkruan sot Koha Ditore.
Ministria ka më se dy muaj e gjysmë që nuk ka kthyer asnjë përgjigje zyrtare në shkresën që i ka drejtuar Asociacioni i Komunave rreth kërkesës për krijimin e një fondi prej një milion eurosh, me pretendimin se kjo është zgjidhja e vetme për problemin e përbashkët me të cilin po ballafaqohen komunat prej kohësh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.