Guri që përcaktonte kufirin mes parcelës së Xhevahir Lumës dhe fqinjit të tij, duhet të ndryshojë së paku për dy metra.
Shumica e banorëve të fshatit Kraishtë të komunës së Lipjanit po përballen me telashe pronësore derisa sistemi digjital për matje gjeodezike nga lindja në perëndim, i ka lëvizur pikat kadastrale, raporton KTV.
Shumë shtëpi për disa metra janë ndërtuar në prona të huaja.
Xhevahir Luma, banor i fshatit, thotë se në bazë të gjendjes faktike në terren, gjithçka është në rregull, por sipas dokumenteve poseduese, secila familje ka bërë ndërtimin e shtëpive në parcelat e të afërmve.
Ai shpjegon se për zgjidhjen e këtyre telasheve banorët kanë dërguar edhe një peticion në komunë, mirëpo ai nuk është marrë parasysh asnjëherë.

Banorët thonë se ndarjet e parcelave janë mirë në teren, mirëpo këtë problem e kanë shkaktuar zyrtarët me instrumente digjitale.
Në Komunën e Lipjanit thonë se banorët kanë vepruar kokë më vete, duke mos u konsultuar me komunën.
Banorët për këtë çështje pritet të flasin edhe me Agjencinë Kadastrale të Kosovës.
Ndarja e “mexhave” me gurë bën që i tërë fshati... by kohanet