Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Operatorët francezë dhe ata sllovenë dorëzojnë ofertat për “Borenë”

Në ditën e fundit të afatit për dorëzimin e kërkesave për propozim, në Zyrën komunale të Prokurimit në Pejë kanë dorëzuar dosjet e tyre dy operatorë të huaj që kanë treguar interesim për ndërtimin e qendrës turistike verore dhe dimërore “Borea” në Bjeshkët e Kopranikut, shkruan sot Koha Ditore. 

Pas shpalljes publike të procedurave për shprehje të interesit, të zhvilluar me Ligjin e prokurimit të partneritetit publiko-privat, në fund të afatit të kësaj procedure, me 20 janar, interesim kanë treguar kompania franceze “Poma SAS”, kompania sllovene “GH Holding d.d.” dhe konsorciumi italiano- slloven “Leitner AG SPA & FILAV SA”, të cilat ishin kualifikuar edhe në fazën tjetër të procedurës për kërkesat për propozim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.