Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministri i Mjedisit arsyeton kërkesat e banorëve të Hades

Ministri Ferat Shala me bashkëpunëtorët e tij priti sot një delegacion të banorëve të fshatit Hade. Ai i dëgjoi përfaqësuesit e këtij fshatit për shqetësimet e tyre, të cilat kishin të bënin me përfundimin e dislokimit të banorëve sipas planit 2004-2017.

Ai i informoi ata rreth kompetencave të MMPH, dhe ritheksoi qëndrimin e mëhershëm se kërkesat e qytetarëve të fshatit Hade janë të arsyeshme dhe legjitime, të cilat duhet të zgjidhen me prioritet nga institucionet përkatëse.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministri Shala mori për obligim që ta organizojë një takim të përbashkët ku do të ftoheshin përfaqësuesit e MZHE dhe KEK-ut, me mundësi të pjesëmarrjes edhe të përfaqësuesve të fshatit Hade për të diskutuar mundësinë e zgjidhjes së këtyre kërkesave.

Komunikimi i MMPH me përfaqësuesit e fshatit Hade do të jetë i vazhdueshëm dhe transparent edhe në të ardhmen.