Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MI ndan një milion euro për infrastrukturën rrugore të Dragashit

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, të premten nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit për financimin e projekteve të infrastrukturës rrugore në Dragash, në vlerë rreth 1 milion euro.

Me anë të këtij memorandumi do të financohet realizimi i ndërtimit të rrugëve Trokan – Brrut në vlerë prej 550.000 eurosh, Brezne – Trokan në vlerë 150.000 eurosh, Strazimir – Dragash në vlerë 100.000 eurosh, Restelicë – Dragash në vlerë 10.000 eurosh, si dhe vazhdimi i asfaltimit të rrugës Restelicë - kalimi kufitar Strazimir në vlerë 150.000 eurosh.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

MI obligohet të sigurojë mjetet financiare në përputhje me realizimin e punimeve sipas kushteve të kontratës dhe do të caktojë një zyrtar për mbikëqyrjen e realizimit të projekteve nga fillimi deri në përfundim të kontratës.

Ndërsa, Komuna e Dragashit obligohet që t’i krijojë kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve për operatorët ekonomik dhe zhvillimin e projekteve në pajtim me Ligjin mbi Prokurimin Publik dhe Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive.

Po ashtu, Komuna obligohet të kryejë procesin e tenderimit dhe të caktojë komisionin për hapjen e ofertave dhe vlerësimin e tenderëve.