Ekspozimi i mallrave për shitje dhe vendosja e tavolinave nga shitësit ambulantë nuk është duke u ndaluar nga Inspektorati komunal në gjitha hapësirat e qytetit të Pejës, shkruan sot Koha Ditore.
Situatën nën kontroll po e mbajnë inspektorët në Çarshinë e Gatë, ku që nga përurimi i rindërtimit të kësaj rruge tregtare vitin e kaluar, nuk është duke u lejuar më kthimi i shitësve ambulantë. Gjithashtu edhe ekspozimi i mallrave para dyqaneve, së paku përgjatë rrugëve kryesore nuk po lejohen. Ndërsa, në disa pjesë të tjera të qytetit inspektorët kohë pas kohe intervenojnë, por jo edhe me vendosmëri që t’i mbajnë të lira ato hapësira publike, sidomos nga trotuaret, që po bllokohen nga tavolinat me mallra të ekspozuara.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.