Banorët e rrugëve “Remzi Ademaj”, “Ibrahim Lutfiu” dhe “William Walker” në Prizren i janë drejtuar Komunës së Prizrenit me një peticion, përmes të cilit kanë kërkuar që punimet infrastrukturore në këtë zonë të qytetit të kryhen më shpejt, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas tyre, kompania që zbaton projektin ka ndërprerë punimet dhe rruga ka mbetur pa shtresën e asfaltit. Shqetësimet në këtë drejtim janë adresuar edhe nga subjektet politike opozitare, me ç’rast është theksuar se kjo papërgjegjësi e bën të padurueshme jetën dhe zhvillimin e biznesit në një zonë të frekuentuar të qytetit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa zyrtarët komunalë kanë kërkuar mirëkuptim nga qytetarët, pasi që, sipas tyre, në pusetën e kolektorit të ujërave të zeza është evidencuar një problem, që duhet të sanohet, prandaj dhe nuk është shtruar rruga me asfalt.
(Më shumë sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.