Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kompania “Ambienti” pa asnjë punëtor fizik, fiton 2 tender nga komuna

Kompania Publike “Ambienti” në Ferizaj, megjithëse nuk e ka të punësuar asnjë punëtor fizik, ka përfituar nga komuna dy tenderë në vlerë prej 45 mijë eurosh për mirëmbajtjen e hapësirave gjelbëruese, parkingjeve dhe deponive të ngurta, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo kompani gjatë kësaj periudhe të vitit është në fazën e konsolidimit, mirëpo prioritet për punësime u ka dhënë gjithsej 50 zyrtarëve administrativë, financiarë, menaxherë dhe inkasantë për parkingje, për të cilët paga e tyre fillon nga 220 euro e deri në 600 euro. Në shënimin e ditës së pranverës, më 21 mars, kjo ndërmarrje ka kontraktuar disa punëtorë fizikë nga një ndërmarrje private të cilët i ka obliguar t’i mbajnë uniformat me mbishkrim të kompanisë “Ambienti”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

(Më shumë sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.