Komiteti për Politikë e Financa ka miratuar propozimvendimin për bartjen e mjeteve financiare të pashpenzuara të viteve 2015 dhe 2016 në vitin fiskal 2017, që kap një shifër prej 1 milion e 285 mijë eurosh. Kësaj i shtohen edhe 227 mijë euro nga tejkalimi i të hyrave vetjake. Këto dy propozimvendime do të dërgohen në seancën e ardhshme të Kuvendit Komunal të Gjilanit.
Kjo bartje nga partitë opozitare po vlerësohet se është bërë në mënyrë të qëllimshme nga pushteti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës shprehin akuzat e tyre se pushteti komunal me vetëdije ka lejuar krijimin e suficitit të tillë në mënyrë që mjetet të barten në fundin e mandatit të qeverisjes komunale, të cilat mjete do të përdoren për investime me synim marrjen e poenëve politikë në prag të zgjedhjeve komunale, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.