Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

50 fermerë punësohen në linjat përpunuese në dy ndërmarrje

Një mijë fermerë të komunave: Rahovec dhe Mamushë janë trajnuar lidhur me praktikat e mira bujqësore, derisa 50 punëtorë të rinj janë punësuar në dy linja përpunuese, në komunat respektive, në saje të Projektit të zhvillimit ekonomik të bujqësisë në Kosovën Jugore, të jetësuara nga organizata italiane IPSIA me fonde të BE-së, shkruan sot Koha Ditore.

Këto të dhëna janë prezantuar nga menaxheri i programit në “IPSIA”, Visar Haxhifazliu, gjatë ceremonisë së përmbylljes së projektit në fjalë, që është zbatuar gjatë viteve 2014-2016. Ai ka theksuar se në kuadër të projektit janë mbajtur 50 trajnime për praktikat e mira bujqësore - GAP standardet për fermerët e këtij rajoni, derisa 10 sosh janë mbajtur për cilësinë e standardeve të ushqimit (HACPP) për stafin punonjës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

(Më shumë sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.