Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjykata jep 1 muaj afat për përgjigje nga Komuna rreth padisë së MASHT-it

Gjykata Themelore e Prishtinës me një aktvendim ka detyruar Komunën e Prizrenit që të ofrojë përgjigje lidhur me një padi të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, me të cilin niveli qendror ka kërkuar anulimin e konkurseve të verës së 2015-s për zgjedhjen e drejtorëve dhe zv.drejtorëve të shkollave.

Departamenti i çështjeve administrative i kësaj gjykate ka theksuar se Komuna e Prizrenit i ka 30 ditë në dispozicion për të dhënë përgjigjen dhe për të paraqitur të gjitha shkresat rreth kësaj lënde kontestuese.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.